Xhubleta e Malësisë së Madhe dhe Xhupi i Nuses Mirditore, tregues të rëndësishëm të identitetit tonë Kombëtar.

Veshja mirditore, e klasifikuar në njëzet veshjet më të bukura të rruzullit, gjendet në muzetë kryesorë të Europës, Amerikës e Rusisë, në rend me kostumet gjithë larmi të kantoneve, shteteve e kontinenteve të tjera. Vizitorët apostolikë të Vatikanit të shekullit XII e përshkruajnë gruan mirditore “të veshur në mënyrë madhështore” në pazarin që bëhej ditën e Shën Gjonit mbi mal të Shën Llezhdrit të Mirditasve (Orosh)

Sipas studiuesve dhe etnografëve, shumë simbole në qëndismat në xhupin (xhokën) e nuses Mirditore, kanë origjinë pellazge ilire, pra vjen nga ritet pagane, gjithashtu më vonë gjenden dhe pjesë të kohës paleokristiane.
Sipas studiueses Elena Kocaqi veshja Mirditore Xhupi (xhoka) dhe Xhubleta e Malësisë së Madhe kanë një ngjashmëri befasuese, ku qëndismat dhe ornamentet kanë një ngjashmëri të saktë të figurave në fushat Nasca në Peru.

Xhubleta e Alpeve Shqiptare.

Është një ndër katër veshjet më të vjetra të globit dhe tashmë radhitet në mesin e trashëgimisë kulturore botërore nën mbrojtje të UNESCO.
Ornamentet dhe qëndismat e Xhubletës Malsore janë pjesë e kulteve Pellazgo-Ilire, një pasuri e vërtetë e identitetit tonë Kombëtar.

Mirdita dhe Malesia dy kolona të identitetit tonë Kombëtar ku sëbashku me çdo fis të tokës Shqiptare krijojnë popullin më të lashtë në Tokë./Pal Qarraj

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *