Xhubleta çakshiri dhe vallja Malsore elektrizojnë sallën e festivalit të 32-të Shqiptar në USA”

Festivali i 32-të Shqiptar i cili u mbajt në kishën Zoja e Shkodrës në New York, është një promovim i shkëlqyer i kulturës, traditës, këngës burimore, valles tradicionale, kostumografisë dhe çdo detaji tjetër që na bën të ndihemi krenar në çdo cep të Globit.

Pika kulminante e këtij organizimi madhështor ishte kur grupi i valleve “Nora e Kelmendit” hyri në skenë me ideuesin, drejtuesin, koreografin dhe valltarin Sebi Tinaj, ku nën tingujt e ëmbël të melodisë burimore të Malësisë, të kompozuar dhe orkestruar nga maestro Agron Pllumaj, valltarët dukej sikur fluturonin, aq bukur aq hijshëm valonte Xhubleta Malsore, krahas Plisit dhe Çakshirit legjendar, të cilët vetëm duke i parë të kthenin pas në kohë dhe vend, pikërisht në lëndinat pranë t’baneve (staneve) ku malsorët kërcin nën tingujt e ëmbël të çiftelisë, këtë ndjesi provuan spektatorët e shumtë që mbushnin sallën, të cilët u ngritën në këmbë dhe përcollën performancën e grupit me duartrokitje dhe fërshëllima të pafundme.

Grupi artistik Nora e Kelmendit ka disa vite që vepron në SHBA, e gjitha kjo është vepër e zotit Sebi Tinaj i cili është njëkohësisht drejtues, koreograf dhe valltar, gjithashtu Sebi është dhe punues i aksesorëve të Xhubletës autentike të Malësisë së Madhe, ai në koleksionin e tij privat disponon xhubleta dhe çakshirë të cilët i ka siguruar vetë ai, dhe perfeksioni i veshjeve tradicionale merr një rëndësi të madhe dhe nga emri që Sebi ka zgjedhur për koleksionet e tij me vlera të mëdha kombëtare “ARKA E KELMENDIT” me këtë emër gjen të dhëna dhe detaje të përgaditjes të aksesorëve,të cilët janë kapicat, varset, postavat, etj

I gjithë ky grup artistik, me performancën e mrekullueshme tadhmë janë bërë viral në rrjet, ku vëmendjen më të madhe e morën çifti i valltarëve Sebi Tinaj dhe Mary Camaj të cilët aq bukur performuan sa ovacionet në sallë ishin të mëdha. Mary Camaj tashmë është e njohur për zgjedhjen e Xhubletës si veshjen e diplomimit të saj, kjo ishte dhe do mbetet promovimi më i madh i Xhubletës. Faleminderit grupi Artistik “Nora e Kelmendit” Faleminderit Mary, faleminderit Agron, falemderit Sebi Tinaj, ju jeni Pasaporta e Idenditetit tonë kombëtar./Pal Qarraj./PortaliShqiptar.online

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *