
Këngëtari i mirënjohur Malsor Tomas Kalaj është një zë i veçantë i këngës popullore tradicionale të Malesisë së Madhe.
Këtë radhë ai sjell një kolazh popullor me një tematikë që është fiks për sezonin ‘Potpuri DASME 2025’ kështu titullohet kënga e cila pritet të ketë shumë sukses, sepse vetë kënga në përgjithësi është pjesë e çdo DASME, ku krahas këngëtarit vlerësohet dhe tradita, ku çifti i figurantëve të veshur me veshjet tradicionale të Malesisë së Madhe, ku vajza vjen me Xhubletë autentike dhe me modelin tipik të Malësisë përtej kufinjëve shtetëror, por gjak e traditë të pandara përjetësisht.
Një staf i tërë ju bashku prezencës dhe zërit tepër të bukur të këtij këngëtari, që çdo ditë e më shumë po merr vendin e merituar krahas këngëtarëve më të njohur të Veriut dhe më gjerë. Me muzikën e mrekullueshme nga muzikanti i njohur Sajmir Beqaj, me tupanxhitë dhe instrumentistët e mirënjohur Nikolla dhe Vasi, me video nga studio On Media kjo këngë do të ndezë dasmat Malsore.
Më poshtë ju ftojmë të klikoni në link dhe t’a dëgjoni dhe shikoni këtë super projekt./Përgaditi Pal Qarraj. Portalishqiptar.online