“Show Me Albania” Faqja që promovon turizmin dhe vendet më të bukura të Shqipërisë.

Show Me Albania është një faqe e madhe, e cila po bën një punë të mrekullueshme duke bërë të njohura dhe vendet më të largëta të Shqipërisë.

Në këtë faqe do të gjeni pamje të marra në mënyrë profesionale, filmime me dronë dhe kamera nga teknologjia më e fundit, nga jugu në veri, te deti deri te dëbora e pashkrirë e Alpeve Shqiptare.

Personi që është njëkohësisht administratori, kameramani dhe botuesi i këtyre publikimeve kaq mbreslënëse gjatë një kontakti me portalishqiptar.online tha se nuk don të bëhet publik, mjafton që po bëj një punë që më jep kënaqësi dhe krenari, të gjithë jemi borxhlinj që t’a promovojnë vendin tonë që është si një diamant i mbuluar që pret të zbulohet që të shkëlqejë me gjithë bukurinë e tij verbuese.

Ne kemi vende kaq të bukura dhe të paeksploruara nga turistët, prandaj të punojmë të gjithë që t’i japim shkëlqimin e merituar atdheut tonë të bukur, më poshtë ju sjellim linkun e faqes ku do t’i gjeni të gjitha pamjet filmike që do të ju tregojnë se sa e njohim vendin tonë, klikoni dhe ndiqeni….

https://www.facebook.com/share/1BhFYeZQ9e/

./Pal Qarraj./portalishqiptar.online.

Author: news