Publikohet libri ” Në kujtim të kam” me mbi 100 poezi nga poeti dhe atdhetari Isa Mjeku

Ata që e ndjekin dhe e njohin mezi e kanë pritur librin e tij të parë. Fjala është për poetin dhe atdhetarin e njohur Isa Mjeku i cili jeton dhe vepron në Gjermani por origjina e tij është siç thotë ai Ilirida.
Sadik Bicaj i cili është redaktor i këtij vëllimi do të fliste për këtë vëllim poetik mes të tjerash dhe kështu : ” Ka shumë vite që Isa B. Mjeku është duke shkruar poezi dhe prozë në vazhdimësi, por vetëm këtë vit ( 2025) po del para lexuesve brenda dhe jashtë Kosove, me theks të veçantë në Gjermani, ku është duke jetuar dhe vepruar tash e shumë vjet, si veprimtar i dalluar, njëkohësisht edhe si aktivist i shquar në dobi të njerëzimit për një shëndet dhe jetë më të mirë edhe për njerëzit në nevojë.
Krahas këtij aktiviteti të përgjithshëm, tash shumë vjet, ky poet i fuqishëm në vazhdimësi shkruan pos poezive edhe prozë për të rritur dhe merr pjesë edhe në shumë aktivitete të organizuara nga shoqatat e ndryshme në Gjermani, si dhe për ndonjë aktivitet të posaçëm të organizuar në Kosovë, si përfaqësues i klubeve dhe shoqatave, që merren edhe me aktivitete kulturore në përgjithësi, ku bëhen edhe vlerësime në prozë dhe në poezi” . E më pas do të vazhdonte : ” Në vëllimin poetik “ Në kujtim të kam” trajtohen tema dhe motive të ndryshme, me theks të veçantë tema e dashurisë, tema e atdhedashurisë, malli ndaj nënës, etj. ..Gjithashtu, në faqet e këtij vëllimi poetik, gjejmë edhe temën atdhetare të realizuara mjaft mirë

Dhe për fund shkruan redaktori Sadik Bicaj vëllimi poetik “ Në kujtim të kam” është shkruar me një stil të veçantë dhe të ngritur, ndërsa veçohet edhe me përdorimin e figurave të ndryshme stilistike dhe në veçanti me epitete, metafora, antiteza, etj.
Poezitë e këtij vëllimi poetik janë shkruar në vargje distike, tre, katër vargjesh, si dhe disa prej tyre në kolonë. Urime dhe suksese autorit!”. Libri sapo është publikuar por ne mësojmë se pritet të botohen më pas edhe dy vëllime të tjera me përmbledhje poezishë.

Author: news