Pllumb Naçaj këngëtari Kelmendas që jeton në SHBA sjell këngën më të re të tij. Pllumbi u rikthye mbas një pauze të gjatë në muzikë, ai në fakt ka qenë aktiv në organizimet e komunitetit malësor atje, por jo në sjelljen e projekteve të reja, tashmë ai po mendon që mbas projektit që sapo ka lançuar ai të sjellë dhe projekte të tjera në vazhdim.
Pllumbin e njohin dhe e duan kaq shumë Malësorët, e duan sepse ai ka kënduar këngë që janë kthyer në hite, me zërin e tij të bukur dhe nënyrën e tij të kënduarit ai krijon atmosferë kudo që performon.
Kënga që Pllumbi ka publikuar, është një këngë turbo folk dhe ka vlera tradicionale dhe burimore të muzikës tonë të bukur.
Në këtë rast zbuluam dhe pasionin e Pllumbit për të shkruar vargje, sepse ai është autori i tekstit të kësaj kënge të bukur.
Në linkun më poshtë ne sjellim këngën MOJ SYZEZË, me tekst dhe muzikë nga Pllumb Naçaj, me orkestrim nga Mario Marku, regjistruar në Sofrën e Kelmendit 2025./by./Pal Qarraj.