Pllumb Naçaj këngëtari i mirënjohur malsor, pas hitit ‘MOJ SYZEZË’ së shpejti me projekte të reja”

Këngëtari Pllumb Naçaj tashmë i mirënjohur për zërin e bukur dhe këngët e tij që janë të pranishme në çdo gëzim të familjeve veriore, pas këngës më të fundit me titull “MOJ SYZEZË” po punon për projekte të reja.

Pllumbi mbas një pauze të gjatë, ku herë pas here ka sjellë kolazhe dhe bashkëpunime me këngëtarët Kelmendas në USA, po punon me shumë pasion për të sjellë disa projekte të cilat do vijnë njëna pas tjetrës, këto këngë janë në zhanrin turbo folk dhe me tema tradicionale.

Pllumbi gjatë bisedes me gazetarin e portalit tonë tha se ai është angazhura seriozisht, dhe po punon me shumë kujdes që në sezonin e verës ti përfundojë të gjitha këto projekte, që shpresojmë të mirëpriten nga fansat e muzikës tonë tradicionale dhe burimore.

Deri në realizimin e këtyre projekteve ju ftojmë që të klikoni në linkun më poshtë dhe të shikoni këngën “MOJ SYZEZË”./Pal Qarraj

Author: news