
Missy Gojçaj bukuroshja Hotjane e cila ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po na surprizon çdo ditë e më tepër me dashurinë për tokën e të parëve, për Malsinë e Tuzit për Hotin e e saj dhe Kelmendin ku është mbesë.
Missy është vetëm 8-të vjeçare, por në zemrën e saj të vogël valon një ndjenjë dhe krenari për tokën Shqiptare, për Malsinë e Madhe, për Xhubletën DHE per këngën tradicionale të Malesisë.
Ajo ka filluar që në moshën 5-së vjeçare të këndojë, dhe ky talent u vu re nga familja e saj dhe nga Zoti Arsid Çeka i cili e mësoi të këndojë, dhe i ofroi ndihmën e tij, dhe në bashkëpunim me babain e tij Ramazan Çeka, i cili është një tekstshkrues i njohur filluan projektet e para për Missy Gojçaj.
Tashmë Missy falë familjes zotërinjëve Çeka, dhe profesores së kërcimit Joli Agolli Paparisto është një këngëtare me një të ardhme premtuese. Sepse tashmë ajo ka disa këngë të kënduara dhe së shpejti do të vijë me projekte të reja, ajo ka një pjesëmarrje të madhe në evenimentet e zhvilluara atje, më poshtë ju sjellim një debutim të saj në Sofrën e Kelmendit 2024 organizuar nga komuniteti Kelmendas atje./Pregaditur nga Pal Qarraj./portalinshqiptar.online