Miss Dita Balidemaj.
Vajza nga Martinajt e Plavës dhe Gucisë, e cila me bukurinë dhe hijeshinë që vajzat malësore e kanë në trashëgimi, arriti të marrë çmimin #Shtojzovallja_e_Bjeshkëve_2023 në Logun e Bjeshkëve në Predelec të Kelmendit, për të pasuar më pas në çmimin #MISS_MALESIA_ME_XHUBLETË_2023 zhvilluar në Tuz të Malesisë.
Më pas bukuroshja nga Martinajt u aktivizua në grupin e valleve #Tradita_Kastrat ku dhe u bë pjesë e klipit të Këngës #TY_KASTRAT_O_TU_KNOFTË_KANGA ku nga aty Miss Dita Balidemaj mori pjesë në disa evenimente të ndryshme në Malesi dhe më gjerë.
Bukuria e vajzës së Martinajve nuk i shpëtoi syrit prefesional të Piktores së Talentuar #Brilantina_Lekaj e cila tashmë ka sjellë këtë pikturë të mrekullueshme të Ditës e cila nën veshjen tradicionale të zonës së Plavës dhe Gucisë, ngjan me Zanat e atyre bjeshkëve të njohura për historinë dhe lavdinë e tyre.
Piktorja Malësore Brilantina Lekaj premton se së shpejti do të sjellë pikturën e nuses Malësore, me veshjen tradicionale të Malësisë së Madhe Xhubletën autentike të zonës.
Pikturë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në galeritë më prestigjioze të botës. Ku Modeli do të jetë sërisht Miss Dita Balidemaj.
Suksese Brilantina Lekaj.
Suksese bukuroshes #Miss_Dita_Balidemaj.
/Pregaditi Pal Qarraj.