“Malësori dhe Liria. Bilbilat e Malësisë që flasin përmes muzikës tradicionale”

Artistët e njohur Malësori Prenkoçaj dhe Liria kanë rikthyer jehonën e muzikës autentike shqiptare me publikimin e potpurisë së tyre më të re. Ky projekt unik, që bashkon tingujt e thellë të traditës me një qasje moderne, është realizuar në bashkëpunim me XixaMusic, nën prodhimin e mjeshtrit të njohur Ilir Berani.

Potpuria është regjistruar dhe finalizuar me kujdes të veçantë në studio nga Afrim Çobi, duke ruajtur thellësinë dhe pasionin e këngës popullore. Çdo notë, çdo fjalë dhe çdo tingull sjell në veshin e dëgjuesit shpirtin e Malësisë së Madhe dhe mbarë Shqipërisë, duke dëshmuar se këngët tradicionale janë një thesari i gjallë që vazhdon të lulëzojë.

Ky projekt nuk është vetëm një rikthim në rrënjët tona muzikore, por një ftesë për të gjithë ata që duan të ndjejnë bukurinë e këngës shqiptare në formën e saj më autentike dhe emocionuese./Pal Qarraj Kastrati News PortaliShqiptar.online

Author: news