
Malësor Prenkoçaj, i njohur nga publiku si Malësori, vjen me këngën e tij më të re “Lule”, një krijim muzikor që i kushtohet dashurisë dhe bukurisë femërore shqiptare. Në këtë këngë, artisti nga Malësia që jeton në Prishtinë, e portretizon vajzën e ëndrrave jo vetëm si simbol të dashurisë, por edhe si përfaqësuese të finesës, fisnikërisë dhe hijeshisë që mbart çdo vajzë shqiptare.
“Lule” nuk flet për lulet e natyrës, por për atë “lulen” që ia mori zemrën me sytë dhe bukurinë e saj, duke u kthyer në një këngë që prek zemrat e dëgjuesve. Përmes saj, Malësori fton vajzën e dashur të ndërtojë bashkë jetën, duke sjellë një mesazh të ndjerë dhe universal.
Me zërin e tij të veçantë, që prej vitesh e bën një nga këngëtarët më të dashur të publikut verior e më gjerë, Malësor Prenkoçaj dëshmon edhe njëherë aftësinë për të bashkuar traditën, emocionin dhe modernitetin në muzikën shqiptare./ Pergaditi Pal Qarraj Pal Qarraj Kastrati News Veriu News
Ju ftoj që ta shikoni këngën “Lule” në linkun më poshtë.