
Luigj tinaj është një emër i njohur në muzikën folk dhe turbo folk, ai lindi në Kelmend dhe me inspirimin që të japin Bjeshkët madhështore të Kelmendit ai mori zërin e bilbilave, jehonën e ujvarës dhe valëve të cemit, ku të Bashkuara me melodinë e ëmbël të çiftelisë krijojnë këngët aq të bukura që kur i dëgjon të gulfojnë zemrën me ndjenjën e dashurisë për tokën tonë të bukur.
Edhe pse Luigji jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai asnjë çast nuk resht të punuari për të ruajtur traditën e Këngës malsore, traditën e veshjes, dhe të melodive të vjetra të lahutës, çiftelisë dhe fyellit, ai në vazhdimësi mbledh rreth vetes brezat që po lindin dhe rriten në mërgim dhe ju mëson traditat tona të pashoqe.
Gjithashtu Luigji është dhe organizator i Sofrës së Kelmendit në USA, ku sëbashku me artistat e tjerë realizojnë këtë, dhe shumë evenimente të tjera të rëndësishme për komunitetin Kelmendas dhe mbarë Malsisë të Madhe në Amerikë.
Së fundmi Luigji ka sjellë disa projekte të reja që si gjithmonë janë të mbushura me elemente tradicionale dhe folklorike, ku në bashkëpunim me poetin Kelmendas Gjovalin Lumaj këto këngë kanë tërhequr vëmendjen e fansave të këngës dhe muzikës tonë të bukur.
Kënga “Gjallë pa vdekë si l’shojmë kto troje” shkruar nga Gjovalin Lumaj orkestruar nga Behar Neli, sjell edhe njëherë një pasqyrim të luftës për liri që trimat e Kelmendit e kanë sjellë në këto toka kreshnikesh.
Në linkun më poshtë ju sjellim këngën
“Gjallë pa vdekë si l’shojmë kto troje”
Teksti: Gjovalin Lumaj
Orkestrimi: Behar Neli
Këndon: Luigj Tinaj.
/PortaliShqiptar.online./Pal Qarraj.!