Këngëtari nga Malsia Jasmin Nikaj merr “Çertifikatë Mirënjohje” nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar në Tiranë”

Këngëtari i mirënjohur nga Malsia e Madhe Jasmin Nikaj merr vëmendje në koncertin “Sofra Dardane” organizuar në Tiranë me rastin e 620 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjatë këtij aktiviteti Jasmini – Adelina dhe Grupi Shoqëria Kulturore Artistike Liria Milesh, krijuan një atmosferë që u duartrokit gjatë dhe ra në sy të drejtuesve të këtij evenimenti, ku dhe dhe e dekoruan me ‘Çertifikatë Mirënjohje’

Tashmë artisti Malsor Jasmin Nikaj është i njohur në mesin e artistëve të kombit Shqiptar, dhe si i tillë së shpejti do të vijë me projekte të reja muzikore ku kryefjalë do të jetë folku./Pal Qarraj

Author: news