
Ai sa herë vjen me një projekt bën mjaft zhurmë, ashtu siç komentohet shumë për mesazhet e tij kur është i ftuar në një program televiziv. E kemi fjalën për këngëtarin Meti Berbatovci ku kureshtja jonë se cila ishte ajo gruaja e fortë që do ta sillte në projektin e tij më të ri tashmë u shfaq, e nëse kemi pritur ndonjë emër të njohur nga estrada ( gjë qē edhe mund ta bënte patjetër) por jo ai i realizoi një dëshirë Nafije Xhemajli. Ne mësojmë se për ta pasur në videoklip me dëshirën e saj Metit i ështē dashur që të trokasë e të marrë leje në shumë instuticione në Zvicër, ku edhe jeton kjo grua shumë speciale. Dhe shihet se lumturia është mjaft e madhe edhe e Nafijes por edhe e vetë artistit që ja realizoi ëndrrën asaj. Një klip i thjeshtë por me plot ngjyra dhe një këngë mjaft e bukur e ritmike që mban titullin ” Luj Nafije”. Mësojmë se teksti dhe muzika është realizuar nga vetë Meti, e sapo është publikuar e që në orët e para ka nisur të pëlqehet mjaft, ndërsa ne ju ftojmë ta klikoni në linkun më poshtë.