
Gentjana Gjergji është një këngëtare e mirënjohur e cila po shkëlqen në zhanre të ndryshme të muzikës, së fundmi ajo ka filluar të publikojë projektet e reja muzikore që po priten mirë nga publiku.
Unaza e sjellë nga Gentjana është një baladë e kënduar me prefesionalizëm dhe e realizuar shumë bukur, kjo këngë e mrekullueshme po arrin të fitojë zemrat e fansave të saj dhe fansave të baladave.
Gentjana është një këngëtare që ka krijuar një repertor të pasur me këngë të ndryshme të cilat janë shumë të sukses’shme, përveçse projekteve që ka publikuar, janë akoma prurje të reja që do dalin në vazhdim.
Përndryshe Gentjana dhe vëllai i saj Roland Gjergji që është dhe muzikanti që e shoqëron në dasma, fejesa dhe evente të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, nga Europa më Amerikë, po arrijnë sukses dhe për këtë ju falenderohen fansave që janë mbështetja kryesore e kësaj familje artistësh.
Më poshtë ju sjellim këngën
UNAZA.
Teksti : Armand Trebicka
Muzika & Orkestrimi : Ardian Kastrati
Video : Power Media
Falenderojmë :
“Evente Rozanita”
“Velari Glamour”
Publisher : Baresha Network
Licensing: info@bareshamusic.com