Gazetari i mirënjohur Besnik Palnikaj sjell një analizë të tipit. Big Brother: Spektakël apo…..”

Formati televiziv Big Brother, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ka marrë një kthesë shqetësuese, duke u shndërruar në një spektakël ku kryefjala janë konf*liktet artificiale, se*ksu*aliteti i tepruar dhe bana*liteti bashkë me injorances.

Në emër të “kur*vër*isë” dhe audiencës, po reklamohen modele që shpesh nuk reflektojnë vlerat apo aspiratat e shoqërisë shqiptare, por përforcojnë stereotipe si gay, transgjinor dhe kur*vëllik, duke i vendosur këto etiketime në një kontekst tërësisht bana*lizues dhe përfitues.
– Të qenit “VIP” në trojet shqiptare, sidomos përmes këtyre formateve, duket se lidhet gjithnjë e më shumë me tre elementë kryesorë: provokim se*k*sual, vulgaritet verbal dhe një mungesë të thellë të integritetit.
Në vend që të promovohen personalitete që mund të sjellin diskutime domethënëse për të drejtat, barazinë apo sfidat reale të grupeve LGBTQ+ apo të individëve të “devijuar”, gjithçka reduktohet në një teatër të pakuptimtë ku gjithçka shitet për shou dhe audiencë.

-Publiku shqiptar ka të drejtë të kërkojë më shumë. Të qenit gay apo transgjinor nuk është ashtu siç portretizohet në këto spektakle, një mjet për të tërhequr vëmendje me skandale dhe konflikte.
Po kështu, termi “pu*tanë” nuk duhet përdorur për të karakterizuar individë që zgjedhin të jenë të lirë në sjelljet e tyre personale, por ato që, jetën personale të ku*rvëlli*kut na e shesin si vlerë.
Ky lloj banalizimi jo vetëm që dëmton këto komunitete, por edhe degradoi kulturën dhe mendësinë shoqërore.

– Në vend që Big Brother të jetë një platformë për të edukuar, informuar dhe pasqyruar realitete të ndryshme, ai është shndërruar në një arenë të banalitetit, ku se*ksi dhe injoranca dominojnë mbi çdo përpjekje për debat të vlefshëm apo përfaqësim të vërtetë.
– Koha është për të reflektuar: A po kontribuon ky format në edukimin dhe progresin e shoqërisë shqiptare, apo thjesht po forcon një kulturë ku përfitimi mbi konfliktet dhe stereotipet mbetet qëllimi kryesor?

Nga: Besnik Palnikaj

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *