Eneo Bekteshi, poeti i ri që dedikon vargje për ata që kjo ‘VERË’ ishte fundi i rrugës së tyre”

POEZI

S’DO KETË MË TË TJERA VERA

(Për familjen që u goditën me makinë në

autostradën Fier-Vlorë, dhe humbën jetën)

Bir i nënës! Pashë një ëndërr

kur më the se do të vije.

Nuk e di pse nuk u gëzova,

dhe pse malli zemrën m’digjte.

Aq e ka marrë malli nënën o bir,

sa po më tret së gjalli!

A vërtet do të vish,

të puth mbesat dhe t’përqafoj djalin?

Ku ta dinte nëna qyqe,

se ajo që po kërkonte

bumerang do t’ju kthehej,

sepse vendi i vet si donte…

Verë e fundit atë vit

në atdhe te babai dhe nëna.

Aty ku po jetonin lumturisht,

pikërisht aty do ndodhte gjëma.

S’do dëgjonte më fjalën nënë,

as “o ma më pritë te dera”!

Ajo që aq shumë e deshën

i ndaloi në të tjera vera.

Çmueshmëria për njerëzit e zemrës,

për atdhedashuri dhe malli,

s’do ketë më një tjetër verë,

edhe pse prapë do vijë behari…

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *