
Si duket vajza e re e muzikës shqiptare ka nisur fort e nuk do të ndalet me projektet e saja muzikore. E kemi fjalën për këngëtaren Edona Hossli, e cila sapo ka publikuar një projekt të bukur ku xhirimet e videos mësojmë se janë realizuar në Zvicrën e bukur ku edhe ajo jeton ( por me origjinë është nga Prizreni). Kënga mban titullin ” Pse ” dhe bashkëpunëtorët e këtij projekti janë me produksion Shqip Vibes, realizimi në studion e A-recordink, e klipi punuar nga DreamFilms. Kënga është mjaft interesante dhe mund ta ndiqni e dëgjoni në linkun më poshtë. Bukuroshja e cila është dhe një modele dëshiron që tashmë të merret më seriozisht e më shumë me muzikë, ku mësojmë se ka edhe dy projekte të tjera që do tē vijnë nga muaji qershor.