“BESARTA KUKAJ KËNGËTARJA DHE ARTISTJA PUKJANE ME ZËRIN E BUKUR DHE PREMTUES”

Besarta Kukaj vajza me zërin e bukur nga Puka, por që ka lindur dhe jeton në Tiranë, ku dhe vazhdon shkollën, dhe krahas shkollës dhe ëndrrën e saj në fushën e muzikës që aq shumë e do, ajo është një vajzë e bukur e edukuar dhe me një talent të madh, si këngëtare dhe si valltare.

Ajo që në moshë të vogël, vazhdoi në kurse baleti dhe u aktivizua në grupe të ndryshme vallesh.

Që në moshën 8-të vjeçare Besarta u aktivizua në disa ansamble, siç është Ansambli Trade Folk Tirana
Ansambli Kaltërsia
Ansambli Lura dhe ansambli Tradita Popullore. Më vonë në moshën 13-të vjeçare Besarta realizoi këngën e saj të parë ku dhe mori një sërë çmimesh dhe medaljesh, tashmë ajo krahas studimeve është e aktivizuar si balerinë në top Chanel.


Tashmë Besarta ka filluar të krijojë një rrugë të gjatë dhe premtuese drejt këngës popullore, ku ajo është pjesë e eventeve dhe aktiviteteve të ndryshme që organizohen në mbarë vendin.


Së fundmi Besarta ishte e ftuar në Kastrat të Malësisë së Madhe, në aktivitetin tradicional të përvitshëm që organizohet në Bratosh nga Pal Qarraj, aty ajo këndoi krahas këngëtarëve më të njohur të veriut, ajo performoi aq bukur dhe u ndje aq e mirëpritur në mesin e malsorëve të Malesisë të Madhe që e duartrokitën pafund, pikërisht aty në mesin e Malsorëve që e ruajnë dhe e duan traditën e bukur të këngës dhe veshjeve tradicionale, siç është Xhubleta Malsore e cila tashmë është nën mbrojtjen e Unesco-s. Besarta me emrin e bukur tipik Shqiptar, dhe me shumë kuptim, Besë dhe Artë ashtu e Paç jetën dhe karrierën tënde, të bukur dhe të Artë, suksese vajzë pozitive, sukses artiste e mrekullueshme./Përgaditi Pal Qarraj / Kastrati News.!

Më poshtë ju ftojmë të hapni linkun dhe të shijoni këngën ‘PËR TY NANË GJITHMONË DO TË KNOJ’

Author: news