
Këngëtari nga Kelmendi, Pllumb Naçaj, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Kthehu te Nana”.
Kënga sjell një mesazh të fuqishëm emocional, duke prekur temën e mallin për nënën dhe lidhjen e pazëvendësueshme me rrënjët familjare. Me një interpretim të ngrohtë dhe një melodi prekëse, Naçaj arrin të përcjellë një ndjenjë të thellë që prek zemrat e publikut.
“Kthehu te Nana” po pritet me interes nga artdashësit, duke u cilësuar si një këngë aktuale dhe mjaft prekëse, që mbart brenda vetes dashurinë, kujtimin dhe vlerësimin për figurën më të shtrenjtë të jetës NËNËN.
Kënga tashmë është publikuar në platformat muzikore dhe rrjetet sociale të artistit, duke u bërë gati të fitojë zemrat e publikut brenda dhe jashtë atdheut./Pergaditi Qarraj