
Kanë nisur urimet nga shqiptarët që jetojnë në Austri dhe jo vetëm, urime vazhdon të marrë dhe nga të huajt. miqtë e sidomos politikanë kolegë. Por si duket jo vetëm dëshira por edhe besimi dhe puna e tij u vulos me një ulëse në asamblenê e Gleisodorfit në Austri. E kemi fjalën për Valton Halimi, të riun me origjinë nga Mitrovica por që jeton në Austri. Jo shumë kohë më parë
mediat online sidomos ato shqiptare shkruanin se mitrovicasi ishte në garë si asamblist nê një nga komunat e Austrisë, e tashmë ka javë që kjo dëshirë është bë realitet, dhe nëse shkoni në rrjetin e tij social natyrisht duke shkruar emrin Valton dhe mbiemrin Halimi do të shihni se zyrtarisht ai tashmë është zyrtar në këtë komunë dhe njëkohësisht mund të lexoni e shihni plot e plot komente urimesh për këtë post. Valtoni tregoi ashtu siç ishte thënë për të që ai duhet dhe mbështetet shumë nga komuniteti shqiptar atje por njëkohësisht pëlqehet shumë dhe nga austriakët, ndërsa duke qenë një mik i mirë me politikanë dhe eurodeputetë vendor dhe të huaj ai do të jetë një zë i rëndësishëm edhe për shqiptarët e Kosovës. Ndërsa ne i urojmë punë të mbarë dhe gëzohemi edhe më shumë pasi ai ështē shqiptar nga Mitrovica.