
Pretashi është një nga ata Burra që e mbajnë me krenari emrin Malsor, ashtu me kapuçin e bardhë në kokë, dhe ballin e mbështjellë me shallin e kuq, të jep përshtypjen e kohëve të hershme dhe të largëta të Eposit Të Kreshnikëve.
Me zhgunin e bardhë si bora, me lahutën e gdhendur me simbolet tona të shenjta kombëtare, me zërin që jehon si era e lugjeve, dhe ujëvarat e Kelmendit, Pretash Nila na ka përfaqësuar denjësisht në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare.
E ku më bukur se në tingujt e lahutës, dhe me zërin e këtij Lahutari të mirënjohur marrin za fjalët e Homerit Shqiptar Atë Gjergj Fishta.
Vargjet e Lahutës së Malsisë dhe shumë vargje të tjera të sjellura nga ky kolos i Lahutës, i cili po mban gjallë traditën e lashtë të këtyre Bjeshkëve, që ishin dëshmitare të historive të lavdishme të kreshnikëve dhe heronjve që luftuan dhe na lanë të paprekur Historinë dhe traditat tona.
Respekt për Lahutarin e Bjeshkëve tona Pretash Nila, të cilit i jemi falenderues për mbrojtjen dhe promovimin e Lahutës, këngëve, zhgunit dhe përfaqësimit në çdo aktivitet brenda dhe jashtë vendit. Vazhdo të na bësh krenar Pretash Nila.!
Përgaditi Pal Qarraj. /PortaliShqiptar.online./Kastrati News