Daniel Pergjoka këngëtari dhe instrumentisti i ri nga Lezha sjell ‘KOLAZH POPULLOR’

Daniel Pergjoka është një artist i ri nga Mirdita por që jeton në qytetin e Lezhës. Danieli këngën e ka pasion dhe këtij pasion ai dalngadalë po i jep vendin e duhur.

Danieli këndonte që i vogël. Por ai në moshën 15 vjeçare e filloi këngën në mënyrë më prefesionale, ai këndon aq bukur këngët e traditës dhe muzikën turbo folk, me zërin karakteristik të këtij artisti këngët marrin një vlerë më të madhe dhe jehuese, në Kolazhin Popullor zëri i Danielit është potent dhe mjaft prefesional. Ai këndon shumë bukur dhe folk të pastër, këtë e dëshmon dhe kënga “Lulet rriten në vend të vet” duet me Këngëtarin Dukagjinas Noel Pjetri.

Danieli është dhe një instrumentist i talentuar dhe luan kaq bukur me çifteli, të cilën e ka mësuar vetë dhe e zotëron mjaft mirë. Danieli tha për portalin tonë se dë shpejti do vijë me projekte të reja për të cilat po punon me shumë pasion, deri në projektin e radhës ju ftojmë që të klikoni
në linkun Më poshtë dhe të shijoni zërin e bukur të këti artisti të ri me gë ardhme të madhe…

KOLAZH POPULLOR
KËNDUAR NGA Daniel Pergjoka. Pregaditi /Pal Qarraj./PortaliShqiptar.online

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *