Paulo Gjolaj është talenti më i ri i futbollit në qytetin Hartland të Michiganit.
Paulo është djali i familjes Gjolaj të cilët jetojnë dhe punojnë në SHBA, ku si shumë Shqiptarë, emigruan për një të Ardhme më të mirë, por kurrë s’e harrojnë vendlindjen e tyre, Goraj-Budishë në administratën Kastrat të Malesisë të Madhe.
Paulo që i vogël e donte sportin e futbollit dhe ëndrra e tij filloi të realizohej kur talenti i tij u vërejt në Shkollën ku ai studionte, ku dhe u aktivizua në skuadrën e shkollës, skuadër e cila quhet HARTLAND EAGLE.
Tashmë Paulo Gjolaj është një futbollist që të gjithë qytetarët e Hartlandit e njohin për talentin e tij. Gazetat dhe portalet e qytetit kanë shkruar për futbollistin e ri që premton të Ardhme të ndritur në sportin më popullor në botë siç është futbolli.
Me krenari Paulo tregon se është Shqiptar dhe vjen nga Malesia e Madhe, për këtë Paulo është gjithmonë i lumtur dhe këtë gjë e tregon Plisi i bardhë që mban mbi kokë dhe Shqiponja që bën me duart e tij për të përshëndetur bashkatdhetarët dhe fansat.
Ne i urojmë Paulo Gjolaj suksese në sportin e bukur të futbollit./Pal Qarraj./portalishqiptar.online